Mediat serbe raportojnë deklaratën e Haradinajt – liberalizimi i vizave dhe FAK’u

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se liberalizimi i vizave do t’i jepet Kosovës në mars të 2018’s, si dhe do të bëhet Ushtria e Kosovës.

Në një deklaratë për Radio Televizionin e Kosovës, Haradinaj tha se në mars të vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. “RTK” njoftoi se Haradinaj do të diskutojë këto çështje me përfaqësuesit e BE’së gjatë një vizite në Bruksel më 18 dhjetor.

Kjo është hera e parë që disa nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë folur për afatet për arritjen e procesit të liberalizimit dhe formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Si parakusht për liberalizimin e vizave, Bashkimi Evropian ka përcaktuar demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komuniteti ndërkombëtar dhe NATO besojnë se transformimi i Forcave të Sigurisë në Forcat e Armatosura është një çështje politike që është nën juridiksionin e institucioneve të Kosovës, por gjithashtu që ajo duhet të paraprijë ndryshimet në Kushtetutë dhe pëlqimin e komuniteteve të tjera në mënyrë që për të ruajtur përbërjen shumëkombëshe të këtyre forcave.

Përfaqësuesit e Listës Serbe po e kundërshtojnë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme