Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës në muajin dhjetor të këtij viti ose në janarin e vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë që përparësi për Kosovën është që Këshilli i Evropës kryesohet nga vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai shtoi që anëtarësimi në këtë këshill mund të ndodhë brenda dy vjetësh dhe se Kosova do të këtë përfitime siç mund të jetë bërja pjesë e procesit të Bolonjës.

“Këshill i Evropës është prej organizatave më të rëndësishme në Evropë pas BE. Kosova është i vetmi vend nga rajoni që nuk është pjesë e KE. Janë katër vende të cilat e kanë njoh Kosovën dhe e kryesojnë këshillin e Evropës”.

“Ne nuk jem pjesë e procesit të Bolonjës edhe pse në 17 vitet e fundit bëjmë reformë. Nëse e dorëzojmë aplikimin automatikisht bëhemi pjesë e procesit të Bolonjës” ka thënë Enver Hoxhaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme