Gazeta e Sarajevës Dnevni Avaz ka raportuar për një takim që kanë mbajtur zyrtarë të NATO-s me gazetarë nga Ballkani. Sipas Avaz-it, që citon zyrtarë të NATO-s, Kosova do të mund të anëtarësohej në Aleancën Veriatlantike pas 20 vjetësh.
Zyrtari i lartë, ndërkaq, ka thënë se në rajon për këtë aleancë ushtarake dy problemet më të mëdha janë Maqedonia dhe Bosnja.
Duke komentuar zhvillimet në Maqedoni, zyrtari i NATO-s ka thënë se i vlerësojnë përpjekjet që po i bën Shkupi, por kanë thënë se gjithçka është në zhvillim e sipër dhe se ka rrezik që situata të shkojë në drejtim të gabuar.
“Kjo nuk do të na befasonte. Jemi mësuar me skenarë të tillë”, në Ballkan.
Sipas Avaz-it, ushtarakët në NATO, Ballkanin e cilësojnë si të parëndësishëm në raport me krizat tjera si Lindja e Mesme, terrorizmi global, Irani, Koreja e Veriut.
“Ju jeni krejtësisht të parëndësishëm”, ka thënë zyrtari i NATO-s.
Ndërkohë, duke përcjellë tutje deklaratat njofton se në NATO-ja vlerësojnë se Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova do të mundë të bëhen anëtare të plota të NATO-s pas 20 vitesh. Ndërkaq, për Serbinë thonë se nuk janë të sigurt nëse dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s.
Gazeta boshnjake shkruan se zyrtarët e NATO-s kanë thënë fjalë të mira për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përmendur vizitën e tij në Selinë e NATO-s.
“Ai i ka vlerësuar pozitivisht raportet e NATO-s me Serbinë, ka thënë ato që janë suksese reale dhe pengesa. Vuçiqi është më i mirë se paraardhësit e tij. Veçmas më i mirë se Nikoliqi”, kanë thënë në NATO.
Po ashtu, në NATO thonë se pozicioni i “dy karrigeve” i Serbisë nuk e irriton aleancën.
“Këtë vit kemi pasur 120 aktivitete të përbashkëta me Serbinë. I kemi 20 ushtrime me këtë vend, përfshirë edhe manovrat e mëdha në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. E dimë se Serbia me Rusinë i ka pasur këtë vit 4 manifestime të përbashkëta të tilla”, ka thënë ushtaraku anonim i NATO-s, shkruan Avaz