Babai i 15 vjeçarit që humbi në Gjakovë, me fjalë prekëse falënderon të gjithë kosovarët

Babai i djaloshit 15 vjeçar nga Gjakova që para pak ditësh kishte humbur, Nik Hiseni përmes rrjetit social Facebook së bashku me Palin, djalin e tij, ka postuar një fotografi për të falënderuar të gjithë ata persona që i ndihmuan për ta gjetur atë.

Hiseni shkruan se falënderon duke filluar nga policia, të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin që kanë dhënë.

Statusi i plotë:

Në momente ankthi dhe hidhërimi në familjen tonë Hiseni për zhdukjen djalit tonë 15 vjeçarë, Palit, e ndjej për obligim që t’i falenderoj përzemërsisht dhe shpirtërisht secilin veç e veç, duke filluar nga Policia e Kosovës e cila bëri një punë të jashtëzakonshme, duke vazhduar me pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizatat e dala nga lufta, veteran e invalid, strukturat politike të të gjitha partive, mediat,rinia nga të gjitha qytetet e Kosovës, qytetarët e Gjakovës dhe nga e gjithë Kosova, për kontributin që e dhanë në gjetjen e djalit tonë..

Ju falenderoj të gjithëve që e ndatë dhimbjen bashkë me neve si familje, sepse po të përpjestohej e gjithë kjo, dhimbja më e paktë do i mbetej familjes.

Faleminderit të gjithëve edhe për ndihmën e kontributin më të vogël që e dhatë për këtë rast, për të cilin uroj me gjithë zemër të mos i ndodhë asnjë prindi e asnjë familje, dhe të jetë i fundit!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme