Sakte.net / e Shtunё 24 Shtator / 12:05
Femrat të cilat pinë pilulën për një ditë më vonë do të duhej të merrnin dozë të dyfishtë, nëse pinë ilaçe të tjera, thonë ekspertët.
Pilula për një ditë më vonë përmban progesteron levonorgestrel, substancë e cila pengon që qeliza e ngjizur vezore eventualisht të zhvillohet në mitër.
Mirëpo, kur kombinohet kontracepsioni postkoital me disa ilaçe, duke përfshirë edhe ato me bazë bimore për zbutjen e stresit, zvogëlohet efikasiteti i hormoneve që pengon zhvillimin e vezës qelizore të ngjizur në mitër, transmeton Telegrafi.
Me fjalë të tjera, këto ilaçe zvogëlojnë efikasitetin e pilulës të cilën e pini për një ditë më vonë, duke shtuar shanset që të ndodhë shtatzënia e padëshiruar pas marrëdhënies seksuale.
Në udhëzimin e ri këshillohen femrat që, nëse përdorin ndonjë ilaç tjetër, në vend të një pilule të pinë dy, në mënyrë që të jenë më të sigurta në efikasitetin e kontracepsionit urgjent.
Shkencëtarët anglezë thonë që damat të cilat marrin ilaçe kundër epilepsisë, tuberkulozit, HIV-it, infeksioneve kërpudhore, si edhe ilaçe me bazë bimore, do të duhej të merrnin dozë të dyfishtë të kontracepsionit poskoital.
Nëse ju merrni këtë medikament dhe ngeleni shtatzënë nuk ka asnjë rrezik për fetusin.