Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se Vetëvendosja ka qenë kundër dhe është kundër Gjykatës Speciale andaj nuk e përkrahin iniciativën e OVL-së.
Ai ka thënë se mund të flas për grupe të tjera parlamentare, por nuk ka thënë se nuk duhet të ndryshohet e keqja duke u munduar të ndryshohet, transmeton lajmi.net.
“Gjykata speciale nuk do të prodhojë drejtësi për UÇK, as për luftën e Kosovës. Ne nuk do të përkrahim ndryshimin dhe ligjin për ti dhënë mbështetje kësaj Gjykate”, ka thënë ai në RTK.
Ai ka thënë se Gjykata Speciale është paragjykim për luftën e UÇK-së, andaj VV do ta kundërshtojë këtë ligj.
VV-ja, sipas Selimit, iniciativën e OVL-së e quan të parëndësishëm “siç kam biseduar me ta ne do ta mbështesim vetëm shfuqizimin e këtij ligji jo plotësimin e tij”.
“Një të keqe nuk mund t’i vihet një të mirë dhe të mbulohen të këqijat”, ka thënë mes tjerash deputeti i VV-së.
E drejtw, sipas selamit
Kujtojmë, se me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë qytetarë, por edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë nisur të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Veteranët kërkojnë që me ndryshimet e ligjit, Gjykata Speciale duhet të merret edhe me krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë gjatë luftës. Sipas tyre, versioni i tashëm i ligjit obligon gjykatën të merret vetëm me të dyshuar të etnisë shqiptare.