Familja shqiptare dëbohet në 3 të natës nga Gjermania

Pas tre vjetësh, familja shqiptare që kishte shkuar në Berlin, është dëbuar për në vendlindje, shkruan ‘Bild.de’.

Xhezo Ajazaj (31-vjeç), gruaja e tij Artjola (29) dhe vajzat e tyre Klara (8) dhe Lejman, si dhe Karolina (6 muajshe), e cila ka lindur në Gjermani, janë dëbuar për në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Përkundër se familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve.

Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit. Por, senatori i brendshëm ndoshta nuk donte të priste më gjatë. Në natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim.

Në orën 3:00, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi dhe do të duhej të ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me nguti dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld.

Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit, derisa kishte bërë bujë edhe në mediat gjermane.

Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai kishte vendosur që çështja të rishikohet dhe të rivendoset.

Edhe shefi i tij kishte lavdëruar punëtorin shqiptar, duke theksuar se ‘punon sa tre vetë’. Xhezo shtronte pllaka banjo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme