“Aktualisht në Gjermani ka 772 mijë vende të lira puna, kryesisht në pjesët e Bavarisë dhe Nurenbergut.
Deri në vitin 2030 në Gjermani do mungojnë rreth 8 milionë punëtorë, për shkak të ndryshimeve demografie.
Gjermania është në kërkim të fuqisë punëtore dhe nuk është i paktë numri i personave që kërkohen për punë.
Sipas një kronike në DW, burime nga zyrat e punës në këtë shtet aq të lakmuar nga shqiptarët bëjnë me dije se mundësia më e mirë është nëpërmjet një vize pune e jo si azilkërkues apo si refugjat.
Kushtet kryesore për të gjetur një vend pune në Gjermani: formimi profesional i mirë, gjuha, gjetja e një punëdhënësi ku mund të punojë dhe më tej sigurimi i një vendi pune.