Rreziqet në Ballkan, sipas amerikanëve, janë trazirat e mundshme politike dhe dhuna ekstremiste në rajon që mund të shkaktojnë trazira dhe mund “të tronditin më mënyrë të përsëritur gjithë botën”.
“Përshkallëzimi i tensioneve dhe dhuna ekstremiste në Ballkan- Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbia- mund të jenë rezultat i paqëndrueshmërisë politike dhe konflikteve të armatosura”, thotë raporti, transmeton lajmi.net.
Të dhënat janë marrë në bazë të hulumtimeve nga Qendra për veprim parandalues nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, është raporti i dhjetë radhazi, i përbërë nga ekspertët e politikës së jashtme.
Në kategorinë e prioritetit më të lartë për konflikt ushtarak amerikan me Korenë e Veriut dhe fqinjët e saj, rreziku i një konflikti bërthamor është në rritje, pasi presidentët ai Shteteve të Bashkuara dhe Koreja e Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong-un, janë shumë të paparashikueshme dhe gjithnjë provokojnë njëri-tjetrin. /Lajmi.net/