Haradinaj: PDK e LDK të tregojnë nëse AAK është e lidhur me haraçin

Sakte.net / e Shtunë 24 Shator 2016 / 16:04

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ua ka lënë partive në pushtet të tregojnë nëse AAK-ja është e lidhur me haraçin.

Haradinaj në një intervistë për KALLXO.com duke iu përgjigjur pyetjes për akuzat rreth haraçit që shpesh i bëhen AAK-së, tha se luftën kundër kësaj dukurie ua ka lënë në dorë PDK-së e LDK-së, partnerëve të koalicionit qeveritar.

“Ja u kemi dhënë pushtetin atyre që na akuzojshin, në këtë rast LDK-së dhe PDK-së edhe me siguri ata e dinë të vërtetën, ose i kanë dënuar njerëzit e haraçit e njerëzit e krimit. Pra, jau kemi jep pushtetin pikërisht atyre që na i atribuojshin këto. Janë që disa vite në pushtet, PDK është nga 2008, LDK disa herë e edhe tash, e ata le të na tregojnë se a kemi ne lidhje me krimin apo jo”, tha Haradinaj.

Dy vjet më parë Haradinaj kishte deklaruar se në partinë e tij nuk do të ketë njerëz të lidhur me haraçin dhe krimin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme