Tahiri: Javën e ardhshme Kosova do ketë prefiksin e saj

Sakte.net / e Shtunë 24 Shator 2016 / 16:06

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri thotë se BE ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen bisedime tre ditore mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo thotë se BE-ja i ka vënë kusht Serbisë që kjo e fundit të dërgojë letër te ITU ku të shprehë dakordësinë për të mos penguar Kosovën në marrjen e kodit telefonik +383

Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se Kosova nuk do të lëshoj pe, dhe se kanë mbetur edhe dy çështje për të cilat nuk kanë rënë dakord përsa i përket marrëveshjes për telekomunikacionit.

“BE-ja ka një porosi të qartë- rezultate pas tre ditë bisedime. Dhe patjetër Serbia do i drejtohet me një letër ITU-së që nuk e pengon kodin telefonik të Kosovës. Frekuencat dhe disa licenca janë disa pjesë që nuk jemi marr vesh ende, këto tre ditë bisedime do të nxjerrim marrëveshjen finale”, tha Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme