Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, zgjedhjet për kryetar në fund të shkurtit

Rreth katër orë ka zgjatur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka përfunduar para pak çastesh.

Vetëm hapja e saj ka qenë e hapur për media. Megjithatë mbledhja ka shkuar pa tensione.

Hydejat Hyseni, kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes i ka thënë gazetares së KTV-së që po përcjell ngjarjen se Këshilli ka vendosur që të shpallen zgjedhjet për kryetar të partisë.

“U vendos që të shpallen zgjedhjet për kryetar, obligim ky i cili ka qenë edhe me Statut, pasi Visar Ymerit i përfundon mandati në muajin shkurt”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka treguar se në mbledhje gjithashtu është diskutuar edhe për koalicionet e Lëvizjes Vetëvendosje në kuadër të zgjedhjeve lokale të nëntorit.

“Mbledhja shkoi në frymë demokratike dhe pa asnjë problem serioz”, ka thënë Hyseni.

Hyseni tha se mospajtimet që kanë plasur nuk do të thotë që kjo parti është e ndarë.

Kështu e ka shprehur bindjen edhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes, deputeti Ismajl Kurteshi. Ai ka thënë se Vetëvendosje është më unike se kurrë. Kurteshi ka treguar se të gjithë delegatët kanë votuar pro zgjedhjeve.

“Zgjedhjet do të mbahen kah fundi i muajit shkurt”, ka thënë Kurteshi.

Hydajet Hyseni e ka cilësuar të rregullt mbledhjen e sotme, në të cilën kryetari i partisë, Visar Ymeri nuk ka marrë pjesë duke e cilësuar si të ngutshme dhe jo si mënyrën e duhur për ta zgjidhur problemin që ka plasur në parti.

Në mbledhje ka munguar deputeti Albin Kurti, i cili po mbahet në paraburgim për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Por ai i cili pritet që të kthehet në krye të Vetëvendosjes, i është drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm me një letër nga burgu.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme