Dialogu Kosovë-Serbi, temë e diskutimit në Bruksel

Kryeministrat e rajonit duke përfshirë edhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn sonte do të takohen në një darkë jozyrtare me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ky takim do të mbahet në lidhje me marrëdhëniet në rajon dhe vazhdimin në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Ky është takimi i tretë i këtij lloji brenda këtij viti. Përfaqësuesja e Lartë dhe kryeministrat duhet të flasin për ngjarjet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për vitin 2018.

Kur është fjala për Serbinë do të diskutohet për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, shkruan Novosti.

Gazeta shton se Serbia dhe Mali i Zi do të hyjnë në BE në vitin 2025 nëse arrijnë t’i përfundojnë të gjitha reformat./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme