BDI për Dojçe Vele: Jemi të interesuar që PDSH të bëhet pjesë e qeverisë Kryesore | Publikuar më 18.12.2017 në ora 14:49

BDI është e interesuar që PDSH të jetë pjesë e qeverisë. Pas konsultimeve me partnerin e koalicionit, LSDM-në për këtë çështje do t’i publikojë emrat e propozimeve të veta./lajmpress.com

“Jemi të interesuar që edhe PDSH të marrë pjesë në qeveri, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë. Duhet të ketë pëlqim edhe nga partneri i koalicionit. Nëse ekziston pajtueshmëri, ne jemi të gatshëm të japim një resor për kuadër të PDSH-së”, ka deklaruar një funksionar i lartë në BDI për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

Nga BDI presin që shumë shpejtë, më së voni gjatë ditës së sotme të realizohen konsultime lidhur me këtë çështje, transmeton Gazeta Lajm.

Ndryshe, sipas DV, Venko Filipçe, neurokirurg dhe këshilltar aktual për shëndetësi në qeveri, është propozimi i LSDM-së për ministër të ri të shëndetësisë. Mbetet vetëm BDI t’i bëjë të ditur propozimet për resorët të cilët deri tani i udhëhoqën kuadrot e tyre, e që tani kanë kaluar në nivel lokal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme