Kadri Veseli pritet të dëshmojë kundër Kurtit dhe deputetëve të tjerë të VV-së

Kreu i legjislativit të vendit, Kadri Veseli nesër pritet të dal para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Për shkak të këtyre veprimeve, për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, akuzohen katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Kryekuvendari Veseli, pritet që në cilësinë e dëshmitarit të jetë i pranishëm në seancën e së mërkurës, kur edhe është paraparë vazhdimi i gjykimit ndaj këtyre katër deputetëve.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, kabineti i kryeparlamentarit, nuk ka dashur ta konfirmoi nëse Veseli të enjten do të shkoi në seancën ku gjykohen deputetët e “Vetëvendosjes”.
Por, sipas burimeve brenda kabinetit të kryeparlamentarit, ftesa e gjykatës tashmë është pranuar nga ai.

Ditë më parë, vet kreu i legjislativit kishte deklaruar se në momentin që do ta pranonte ftesën e gjykatës, ai do t’i përgjigjej pozitivisht asaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme