Xhaferi: Gjuha Shqipe, brenda janarit pritet të votohet

7 muaj pas krizës më të madhe politike në Maqedoni dhe sulmit mbi Parlament, në Top Story vjen kryeparlamentari i Maqedonisë, shqiptari Talat Xhaferi.

Çfarë ndodhi natën e 27 prillit? Cili ishte roli i Tiranës, Uashingtonit dhe Moskës në ngjarjet që panë përplasjet e para fizike? Platforma shqiptare, sa po zbatohet ajo dhe a mund të quhet Zaev një partner apo dashamirës i shqiptarëve në Maqedoni? Udhëkryqi i Shkupit me Athinën dhe a do të ketë republika ish-jugosllave një emër të saj, apo sërish do të rrezikojë dizintegrimin?
LSDM-ja në zgjedhjet e fundit kandidoi shumë shqiptarë, madje në forcën e kësaj partie ka edhe një nënkryetar shqiptar, duke ngritur një pikëpyetje nëse kjo është një rrjedhë normale, apo një dështim i partive shqiptare. Për Talat Xhaferi do të duhet që të priten zgjedhjet e ardhshme për të përcaktuar si cili është shkaku i vërtetë.
Sa i përket premtimeve të Zaevit, Xhaferi tha se ligji për gjuhën shqipe pritet të jetë testi i parë.

“Ligji për Gjuhën Shqipe pritet të jetë testi i parë për premtimet e Zaevit. Mund të jetë edhe deri në fund të këtij viti, por brenda janarit pritet të miratohet ligji për gjuhën shqipe”, u shpreh Talat Xhaferi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme