Putin: Mbështesim çdo zgjidhje për Kosovën për të cilën pajtohen Beogradi e Prishtina

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të martën se Rusia do të mbështes çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës me të cilën do të pajtoheshin Beogradi dhe Prishtina

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Moskë. Ai ritheksoi qëndrimin e Rusisë për të mbështetur tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Serbisë, ndërsa theksoi se situata në Kosovë duhet të zgjidhet në rrugë politike nëpërmjet dialogut në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. ” Do të mbështesim çdo zgjidhje të pranuar në mënyrë të ndërsjellë që arrijnë Beogradi dhe Prishtina”, tha presidenti rus.

Presidenti serb, shprehu mirënjohjen e tij për qëndrimin e Moskës ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa e siguroi presidentin rus se Serbia do të vazhdojë të do të mbetet ushtarakisht e paanshme

Presidenti serb ka theksuar vazhdimisht se vendi i tij synon integrimet evropiane por njëkohësisht dëshiron të ruaj marrëdhëniet me Rusinë, aleate tradicionale e Serbisë e cila kundërshton po ashtu pavarësinë e Kosovës dhe nuk e sheh me sy të mirë afrimin e vendeve të Evropës Juglindore me strukturat euro-atlantike.

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë. Presidenti serb ritheksoi se vendi i tij këtë nuk do ta bëj kurrë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme