Haradinaj: Sot po e hapim kapitullin e “Kosovës së Re”

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë mëngjesin e sotëm një vizitë punë në Korporatën Energjike të Kosovës ku ka thënë se është informuar lidhur me prodhimin e energjisë elektrike.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka folur edhe për marrëveshjen për Termocentralin “Kosova e Re” që sot e nënshkruajnë Qeveria e Kosovës dhe Contour Global.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Sapo u ktheva nga një vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku u informova rreth situatës në prodhimin e energjisë elektrike.

Menaxhmentit të KEK-ut u kam dhënë udhëzime dhe kërkova që të ketë seriozitet në punë, në mënyrë që të sigurohet stabilitet energjetik në vend, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit.

Sot, poashtu, po e hapim kapitullin e “Kosovës së Re”, që garanton qëndrueshmëri të përherhshme energjetike në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme