Haradinaj: Qytetarët më nuk do të paguajnë për rrymën e shpenzuar në veri

Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me drejtorin e KEK-ut, Arben Gjuka, tha se Kosova është në krizë energjetike ngase blen rrymë, por se gjendja nuk do të përkeqësohet.

“Blejmë rrymë, tash e tuje do të blejmë se rezervat e qymyrit janë më pak në të gjitha njësit dhe është stabile. Morra zotim prej menaxhmentit se do ta rrisin punën me kujdestari të vazhdueshme deri në mars”.

“Krizë jemi se edhe ashtu blejmë rrymë, në kryeqytet nuk ndalet rryma nëpër vendbanime të largëta nëpër fshatra rryma ndalet”.

I Pyetur për pagesën e energjisë elektrike për banorët e pjesës veriore të vendit ai tha se më nuk do të paguhet energjia për veri.

“Me rëndësi që të mos vazhdohet me u paguar nga qytetari për dikën tjetër e pastaj si do të mundemi me kthyer atë në rastrin konkret a mundet me u kthyer ajo që është marrë prej qytetarëve këtë s’po mundem me thënë sot, por më e mira është që nuk do të paguajnë më kurrkush për tjetër kënd”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, rpaorton EkonomiaOnline.

Kurse drejtori i menaxhues i KEK-ut, Arben Gjuka, tha se kanë kaluar një sfidë e cila është më e madhja e pasluftës e Korporatës Energjetike të Kosovës që është shpronësimi.

“Fatmirësisht falë angazhimit të Qeverisë, ministrive përkatëse, komunës ne e kemi përmbyllur dje regjistrimin presim brenda kësaj jave të përmbyllim përfundimisht të fillojmë me punë”, tha Gjukaj. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme