Thaçi vlerëson lart 100 ditëshin e Haradinajt, thotë se po punon me dinamikën e duhur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar sot presidentit Hashim Thaçi raportin me punën 100-ditore të qeverisë.

Thaçi ka vlerësuar lart punën në këtë njëqind ditësh, duke thënë se vendi po ecë në drejtim të duhur me dinamikën e duhur.

Ai e ka quajtur lajm shumë të mirë nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin Kosova e Re.

Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se i vjen mirë që raporti koincidon me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme