Kryeparlamentari i Maqedonisë nxjerr fotot e takimit me Fatos Nanon

Në kuadër të vizitës së tij në Tiranë, kreu i Parlamentit të Shqipërisë, Talat Xhaferi është takuar dhe me ish kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nanon.

Fotot i ka postuar ne faqen e tij zyrtare ne rrjetin social Facebook, ku njofton lidhur me takimin.

“Z. Talat Xhaferi, me delegacionin të përbërë nga Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Rexhep Memedi, takuan ish Kryeministrin e Shqipërisë z. Fatos Nano”- shkruan ai.

Më herët Xhaferi është takuar edhe me homologun e tij Gramoz Ruçcin.

“Në këtë takim, dy personalitetet e larta shprehën kënaqësinë dhe vlerësuan rëndësinë e vizitave dypalëshe të nivelit të lartë, si një dëshmi e angazhimit të përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë. Në këtë kuadër, u çmua dhe mbledhja e parë e përbashkët e të dyja qeverive në Pogradec, si një moment kyç për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, që shënon nisjen e një procesi për të ndërtuar një mekanizëm të qëndrueshëm afatgjatë për ngritjen e
marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase në një stad të ri cilësor”, thuhet në njoftimin zyrtar te Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme