Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 /09:16
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në këtë takim ku do të caktohet seanca e radhës parlamentare në rend dite janë edhe dy interpelancat e kryeministrit, të kërkuara nga deputetë të Vetëvendosjes.
Kryesia po ashtu do të shqyrtojë Propozim-vendimin e Qeverisë me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,transmeton Klan Kosova.