Ramush Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, kjo është arsyeja

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot në orën 17:00, do të mbajë mbledhjen e radhës, kjo është bërë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pavarësisht se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë është përcaktuar që seanca e radhës të mbahet të premten, kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, i ka dërguar kërkesë Kryesisë së Kuvendit që të mbajë mbledhje dhe të marrë votojë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se pika e rendit të ditës së kësaj mbledhje është vetëm shqyrtimi i kërkesës së kryeministrit Haradinaj për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme