Këshilltari i Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj përmes rrjetit të tij social ka kritikuar deklaratat e nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Zyberaj ka kërkuar nga Qeveria që të dënojë deklarata të tilla.
Postimi i plotë i Zyberajt:
Është e turpshme deklarata e Nasim Haradinajt. Qeveria duhet të dënojë deklarata të tilla, ndërsa të tillët duhet të thirren në përgjegjësi penale.