Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook është marrë me çështjen e vrasjeve të pasluftës.
Ka thënë se “vrasjet e pasluftës, të figurave të shquara publike e politike, si krime, do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit”.
“Këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet e rendit dhe ligjit. Prononcimet publike lidhur me këto raste, të çfarëdo natyre qofshin, nuk duhet të zbehin përgjegjësinë dhe detyrën e Institucioneve të vendit për zbardhjen e tyre”, ka thënë Haradinaj.
Kohëve të fundit është riaktualizuar debati rreth vrasjeve të pasluftës.
© KOHA.