Nis procesi i zgjedhjeve për kryetar të VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot është mbledhur Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm për të nisur menaxhimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme për kryetar të partisë.

KZP i VV-së ka kërkuar nga të qendrat e partisë brenda dhe jashtë Kosovës që të bëjnë funksionalizimin e Komisioneve Zgjedhore të qendrave deri më 10 janar 2018, për menaxhimin e procesit të brendshëm zgjedhor.

Sipas njoftimit, ata që duan të kandidojnë për të parin e partisë duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës deri më 10 janar.

“Sipas rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata duhet të shoqërohet me një kopje të letërnjoftimit dhe kartës së anëtarësisë së LVV-së”, thuhet në njoftim.

Për të kandiduar duhet të grumbullohen së paku 1/5 e nënshkrimeve të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, ose 5 për qind e nënshkrimeve të anëtarësisë.

Së fundmi në Vetëvendosje ka nisur një çarje, pas publikimit të një mesazhi të deputetes Aida Dërguti në të cilën ofendonte ish-kryetarin e partisë, Albin Kurti.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme