Avokati Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale, që do të gjykojë krimet e pretenduara të luftës së Kosovës, do të jetë afatgjate.
“Kjo gjykatë që do të na rrijë mbi kohë për shumë vite neve shqiptarëve, veçanërisht shqiptarëve të Kosovës, do të zgjas nga 5 deri në 20 vite”, ka vlerësuar ai.
Gashi ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimit të ligjit për Specialen.
“Kësaj gjykate nuk mund të i ndërrohet statusi edhe me 150 mijë nënshkrime”, është shprehur ai gjatë një debati në RTK.