Moska finalizoi sot një marrëveshje me Ankaranë për shtijën e sistemeve ruse të mbrojtjes antiajrore S-400, ndërsa livrimet e para priten në fund të vitit 2019, njoftoi sot një këshilltar i Vladimir Putin.
“Konkretisht, kontrata ka hyrë aktualisht në fazën e saj të realizimit. Të gjitha parametrat, të gjitha teknologjitë dhe marrëveshja përfunduan”, deklaroi këshilltari i Kremlinit për bashkëpunimin teknik dhe ushtarak, Vladimir Kojine i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Nga ana tjetër presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte njoftuar në shtator se Moska dhe Ankaraja kishin nënshkruar një kontratë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes antiajrore S-400.
Këto sisteme raketore të teknologjisë ruse nuk përputhen me ato të Aleancës së Atlantikut dhe ky njoftim u vërejt si një shfaqje e pakënaqësisë së presidentit turk për shkak të tensioneve me aleatët e tij Perëndimor.
Rusia është gjithashtu në bisedime me Arabinë Saudite për të shitur këtë sistem të mbrojtjes antiajrore.