Meta: Vota në OKB nuk është qëndrim shtetëror

Një akuzë e rëndë vjen nga Presidenca pasi Shqipëria votoi kundër SHBA për çështjen e Jeruzalemit.

Zëdhënësi i Presidentit, deklaron se kreu i shtetit nuk është informuar paraprakisht lidhur me votën e Shqipërisë në OKB, transmeton mapo.

“Kreu i shtetit vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër është tërësisht e panevojshme. Vota kundër nuk pasqyron qëndrim shtetëror“, deklaron zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Deklarata

Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar.

Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara.

Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme