BBC: A do të hakmerret Trump ndaj vendeve që votuan kundër SHBA’së për Jerusalemin?

BBC ka bërë një analizë për votën kundër që mori Donald Trump për Jerusalemin, në Asamblenë e OKB-së. “Rezultati i votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte i pashmangshëm: SHBA e dinte se shumica e shteteve do votonin për rezolutën. Por mund të ketë pasur pak më shumë abstenime dhe vota kundër nga sa pritej, diçka ngushëlluese për administratën e Trump”, shkruan gazetari i BBC, Sebastian Usher.

“Vota kundër rezolutës nga aleatët e fuqishëm amerikanë, si Franca, Gjermania apo Britania e Madhe, mund të shihet si një shuplakë në fytyrë për presidentin Trump. Por të gjithë do të justikohen me faktin se thjesht votuan në përputhje me statuskuonë ekzistuese në OKB. Nuk kishte asnjë arsye të ngutshme për të ndryshuar këtë qëndrim”, shkruan BBC, që në fund ngre pyetjen nëse SHBA do të hakmerret ndaj vendeve që votuan kundër saj, sidoms ndaj atyre që varen nanciarisht nga Uashingtoni: “Por prova e vërtetë e votimit do jetë nëse administrata e Trump do të kthejë në realitet kërcënime për të rishikuar ndihmën nanciare për disa nga vendet që mbështetën rezolutën”. Mes vendeve që votuan kundër SHBA, ishte edhe Shqipëria.(TemA)/Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme