Ky është paralajmërimi profetik i Kolonel Gadafit për Toni Blerin

Kolonel Muamar Gadafi i bëri një paralajmërim “profetik” Toni Blerit, se xhihadistët do të sulmonin Europën nëse lejohej që të rrëzohej regjimi i tij. Kjo është zbuluar prej regjistrimeve të bisedave telefonike.

Parashikimi i zymtë i Gadafit u bë gjatë dy telefonatave të dëshpëruara me Blerin, në 25 shkurt 2011 – ndërkohë që Libia po përfshihej prej luftës civile.

Në telefonatën e parë, në orën 11.15 të paradites, Gadafi tha: “Ata (xhihadistët) duan të kontrollojnë Mesdheun dhe më pas, ata do të sulmojnë Europën”.

Gjatë telefonatës, e cila zgjati një gjysmë ore, Gadafi këmbënguli se po përpiqej që të mbronte Libinë nga luftëtarët e Al kaedës. Prania e al kaedas, më vonë do të zëvendësohej me ngjitjen e Shtetit islamik.

“Nuk po i luftojmë ne, janë ata që po na sulmojnë”, tha ai, “Unë dua të të them të vërtetën. Nuk është një situatë aspak e vështirë. Historia është e thjeshtë: një organizatë ka vendosur celula të fjetura në Afrikën Veriore. Quhet Organizata e Al Kaedës në Afrikën Veriore… Celulat e fjetura në Libi janë të ngjashme me celulat e fjetura në Amerikë para 11 shtatorit 2001. Ata kanë arritur të sigurojnë armë dhe të tmerrojnë njerëzit.

Njerëzit nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre… Eshtë një situatë xhihadi. Ata kanë armë dhe po terrorizojnë njerëzit në rrugë”.

Në një telefonatë të dytë të bërë katër orë më vonë, Gadafi i thotë Blerit: “Do të më duhet të armatos njerëzit dhe të bëhem gati për luftë. Libianët do të vdesin, do i bëhet dëm i madh Mesdheut, Europës dhe të gjithë botës. Këta grupe të armatosur po përdorin situatën në Libi si justifikim – dhe ne do i luftojmë”.

Bleri i kish bërë dy thirrje telefonike Gadafit, në përpjekje për të negociuar largimin e diktatorit nga Tripoli, teksa vendi përfshihej nga lufta civile. Tre javë më vonë, një koalicion i udhëhequr nga NATO, që përfshinte edhe Britaninë, nisi sulmet bombardues që çuan në përmbysjen e Gadafit. Diktatori u rrëzuam ë në fund në muajin gusht dhe u vra prej turmave në tetor.

Toni Bler kishte zhvilluar një miqësi me Gadafin dhe e kishte vizituar udhëheqësin libian të paktën gjashtë herë, pasi u largua nga posti i Kryeministrit në vitin 2007.

Ai ishte kosnultuar për telefonatat me Dejvid Kameronin dhe hilari Klintonin, Sekretaren e atëhershme të Shtetit, në një përpjekje për të bindur Gadafin që të largohej nga Libia i sigurtë dhe të shmangte konfliktin e mëtejshëm.

Ekzistenca e telefonatave u bë e njohur vitin që kaloi, dhe Bleri ia kaloi transkriptet Komisionit të Marrëdhënieve me jashtë, i cili po investigon kolapsin e Libisë. Komisioni i përbërë nga deputetë i botoi dje transkriptet.

Në telefonata, Bleri i thotë Gadafit: “Nëse ke një vend të sigurtë ku të shkosh, duhet të shkosh atje, sepse kjo nuk do të përfundojë paqësisht dhe duhet të ketë një proces ndryshimi, ai proçes ndryshimi mund të menaxhohet dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për ta menaxhuar.

“SHBA dhe BE janë në një pozicion të ashpër në këtë moment dhe mua më duhet t’u ‘jap’ diçka atyre, që të garantoj se kjo do të përfundojë paqësisht”.

Bleri e përfundoi telefonatën duke thënë: “Do të doja të ofroja një rrugëdalje paqësore nga kjo situatë… mbaji linjat të hapura”.

Paralajmërimet e Gadafit duket se janë përmbushur. Libia pësoi kolaps pas rrëzimit të tij. Vendi mbetet i mbërthyer nga lufta civile, dhe pjesa më e madhe e tij është nën kontrollin e ekstremistëve islamikë, të lidhur me Shtetin Islamik.

Terroristët e dërguar nga ISIS në Francë ishin përgjegjës për sulmet në Paris në nëntor, ndërkohë që sa vjen e rritet shqetësimi i xhihadistëve që hyjnë në Europë përmes Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme.

Crispin Blunt, kreu i Komisionit tha: “Transkriptet e bisedave që na ka ofruar Z. Bler, na ofrojnë një vështrim të ri mbi pikëpamjet private të Kolonel Gadafit, teksa diktatura e tij nisi të shembet”.

The Telegraph – Bota.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme