Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka kundërshtuar idenë për shfyqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, inciativë kjo që ka ndërmarrë PDK-ja brenda Kuvendit të Kosovës.
Sipas Amabsadorit Delawie, “Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht #Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Sipas burimeve të “Gazeta Blic” brenda koalicionit qeverisës, “PANA”- Lista Serbe, burime të cilat e kanë parë dokumentin, dy prej pikave të projektligjit për Specialen, i cili pritet të procedohet në Kuvend brenda javës së ardhshme, janë shfuqizimi i ligjit ekzistues për këtë gjykatë dhe bartja e kompetencëave të saja tek gjykatat vendore.
“Dy prej pikave të projektligjit i cili do t’i propozohet Kuvendit për ndryshim brenda javës së ardhshme janë; 1. Shfuqizimi i Ligjit per Gjykaten Speciale dhe 2. Bartja e te gjitha kompentencave te Gjykatat lokale”, thonë burimet e njëjta.
Ndërkohë burime nga PDK, kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” se është deputeti nga radhët e kësaj partie Nait Hasani ai i cili ka nisur inciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme.
Nënshkrimet e nevojshme ende nuk janë mbledhur, por po tentohet që sot të sigurohen 40 të tilla për të thirrur seancën e jashtëzakonshme.
Sot në Kuvend do të diskutohet edhe lidhur me peticionin e Organizatave të Veteranëve të Ushtrisë Çliriamtare të Kosovës, për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.