“Mos e izoloni Kosovën, mos e vëni interesin personal para atij të Republikës”

Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale e ndërmarrë sonte nga një grup deputetësh është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet Kosovës.

Kështu vlerësojnë anëtarë të shoqërisë civile në vend. Sipas tyre një hap i tillë rrezikon thellësisht përkrahjen e aleatëve të Kosovës në shkallë dhe mund t’i kthejë gjithë përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi shumë hapa prapa.

“Kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta vënë interesin e qytetarëve dhe të Republikës para atij të individëve dhe të mos e votojnë me asnjë kusht këtë ndryshim”, thuhet në një reagim të përbashkët të 28 anëtarëve të shoqërisë civile.

Pjesë e kësaj liste janë:

  1. Adriatik Kelmendi
  2. Agon Maliqi
  3. Lulzim Peci
  4. Flaka Surroi
  5. Perparim Rama
  6. Petrit Zogaj
  7. Rrahman Paqarizi
  8. Besa Luzha
  9. Dastid Pallaska
  10. Jeton Neziraj
  11. Krenar Gashi
  12. Arben Ahmeti
  13. Agon Vrenezi
  14. Berat Buzhala
  15. Sibel Halimi
  16. Florian Qehaja
  17. Agron Bajrami
  18. Dukagjin Pupovci
  19. Venera Hajrullahu
  20. Luan Shllaku
  21. Ilir Ibrahimi
  22. Edona Tolaj Ahmetaj
  23. Naim Rashiti
  24. Ismet Kryeziu
  25. Veton Mujaj
  26. Shkelzen Maliqi
  27. Bekim Blakaj
  28. Alisa Maliqi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme