LDK ka thënë se nuk e përkrah përpjekjen e PDK-së përmes një peticioni të veteranëve, për të shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Në një konferencë para mediave, Kujtim Gashi nga LDK tha se po rrezikohet stabiliteti i vendit, shkruan Periskopi.
“Tendenca për të shfquizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, është e rrezikshme dhe e futë vendin në situatë të paparishkueshme”, tha Gashi.
“LDK e sheh si jetike për vendin tonë ruajtjen e raporteve me SHBA-në dhe vende të tjera mike. LDK nuk do të lejojë që vendi të futet në rrethana të paqarta”, tha ai. /Periskopi/