Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar ashpër ndaj nismës së deputetëve që të shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale – shkruan Periskopi.
Heldt ka thënë se çdo tentativë për të ndryshuar Specialen, mund ta kthej Kosovën pas në rrugën e saj euroatlantike.
Tutje, ambasadori gjerman thotë se ky vendim do të mund të dëmtonte raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë.
“Angazhimi në sundimin e ligjit është një gurthemel për zhvillimin e Kosovës. Specialja është pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit të Kosovës. Çdo tentativë për të ndryshuar atë mund ta prapakthej Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe mund të dëmtoj raportet me miqtë dhe partnerët e afërt” ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt./Periskopi