Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca , ka dalë nga takimi që kishte me Shefin e grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, dhe ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ai ka folur shkurt për këtë takim.
“Jemi ende në fazën e koordinimit. Deshëm vetëm ta shohim se çfarë qëndrimi ka LDK për zhvillimet e fundit”, ka thënë Konjufca.
Ligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kujtojmë se LDK’ja e quajti të rrezikshme e të nxituar.
Ndërkaq O’Connell tha se nata e sotme, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që na paslufta.