Kryesia e Kuvendit sërish ka dështuar në marrjen e vendimit për të dalë në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale, pasi në mbledhje e dytë gjatë natës së sotme, nuk pati kuorum.
“Kjo është jo serioze. Kur 43 deputet japin nënshkrim për me u thirr një seancë e jashtëzakonshme, nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare pa marrë parasysh qëndrimin duhet të jenë në mbledhje. Kjo është tallje” , tha Ahmet Isufi, shef i i Grupit Parlamentar të AAK’së.