Përkundër insistimit për një seancë të jashtëzakonshme të 43 deputetëve, Kryesia e Kuvendit ka dështuar caktimin e mbajtjes së saj.
Kryesia e Kuvendit edhe pse u mblodhë dy herë për ta shqyrtuar këtë kërkesë të deputetëve, njëherë në ora 19 e pastaj në ora 21, nuk ka arritur që të caktoj seancën në mungesë të kuorumit.
Lajmin e ka bërë public, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se ditëve në vijim deputetët do të njoftohen për hapat në lidhje me këtë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme.