Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje janë kundër Gjykatës Speciale, por sqaroi pse përfaqësuesit e grupit parlamentar të VV-së nuk morën pjesë sonte në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ku dështoi shqyrtimi i kërkesës së deputetëve në mungesë kuorumi.
“Edhe qëndrimi im edhe i Lëvizjes është ai i njëjti me atë të 2015-ës. Jemi kundër Gjykatës Speciale si diçka e padrejtë dhe antishqiptare”, tha Selimi për KALLXO.com.
“Njëkohësisht kjo Gjykatë është një projekt i dëmshëm për Kosovën i cili u sponsorizua nga Qeveria Thaçi dhe u votua nga mazhoranca e asaj kohe PDK-LDK-LS prandaj ne kemi të njëjtin qëndrim sikur atëherë”, rikujtoi Selimi, isha anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Por edhe drejt kësaj nuk ecim qorras e as me seanca të territ që nuk i dihet se si i zbardh dita e nesërme”, tha Selimi.