Refuzohet regjistrimi i dy kompanive energjetike serbe

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë së Kosovës ka refuzuar t’i regjistrojë dy kompanitë energjetike serbe “EPS trgovina” dhe “Elektrosever” në veri të Kosovës me arsyetimin se “aplikacionet nuk janë komplete, si dhe nuk janë të harmonizuara me ligjet e Kosovës dhe me Marrëveshjen e Brukselit”.

Serbia këmbëngul në emërtimin antikushtetues: “Kosovo i Metohija”.

Qeveria e Serbisë, respektivisht Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cila drejtohet nga Marko Gjuriq, ka vazhduar t’i fajësojë institucionet e shtetit të Kosovës se nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Qeveria serbe ka vlerësuar se Serbia i zbaton marrëveshjet, por jo edhe Prishtina e cila, sipas saj, “shtyn dhe zvarrit implementimin e marrëveshjeve ose nuk i zbaton në tërësi”.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë nëpërmes një raporti e ka cilësuar të paarsyeshme dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit refuzimin e regjistrimit të dy kompanive energjetike serbe “EPS trgovina” dhe “Elektrosever” në veri të Kosovës, si produkt i Marrëveshjes në Bruksel për Energjinë./Zeri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme