Shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale, sot mbledh Qeverinë?

Zhvillimet e fundit dramatike në vend për shfuqizimin e ligjit për Gjykatës Speciale mund të bëjnë që sot të mblidhet Qeveria e Kosovës.

Burimet e lajmi.net brenda Qeverisë thonë se iniciativa e mbledhjes së nënshkrimeve nga Grupi Parlamentar i PDK-së për Gjykatën Speciale mund ta mbledh qeverinë sot.

Të njëjtat burime thonë se kryeministri, Ramush Haradinaj mund ta thërras mbledhjen në mesditë.

Dje u mblodhen 43 nënshkrime nga deputetët për të shfuqizuar ligjin e Gjykatë Speciale, mirëpo në orët e vona të mbrëmjes Kryesia e Kuvendit dështoi të thërras seancë të jashtëzakonshme pasi mungoi opozita dhe nuk kishte kuorum. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme