Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka emëruar ish- ministrin e Shëndetësisë, Numan Baliq zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në përgjegjësi atij i është lënë menaxhimi i aktiviteteve në fushat e përcaktuara në ministri dhe natyrisht zëvendësimi i minstrit kur mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë punën e tij.