Kadri Veseli flet për Specialen, kërkon të ruhen raportet me SHBA’në

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka lëshuar një deklaratë përmes të cilës ka thënë se gjithçka që ka ndodhur të premten mbrëma me Gjykatën Speciale është brenda rregullave parlamentare. Ka thënë se duhet të ruhen raportet me SHBA’në pavarësisht dallimeve që kanë lidhur me Specialen. Ka njoftuar se Parlamenti deri më 14 janar do të ketë pushim.

“Në vazhdimësi ka pasë qëndrime të ndryshme rreth Gjykatës Speciale. E di që dje nuk ka qenë një ditë e lehtë për Kosovën. Por, kjo assesi nuk duhet ta dekurajojë askënd e as ta lekundë besimin në Kosovën dhe miqtë e saj”, ka shkruar Veseli, një ditë pasi deputetët e pushtetit dështuan të rrëzojnë Gjykatën Speciale.

Ai ka kërkuar të ruhen raportet me SHBA’në dhe BE’në dhe të ecet mëtutje në proceset integruese

“Në respektim të Rregullores së Kuvendit, iniciativa e 43 deputetëve për të sjellë një projektligj që shfuqizon Ligjin për Dhomat e Specializuara është shqyrtuar dhe është proceduar për vendimmarrje, bazuar në Rregulloren e Kuvendit. I gjithë procesi është zhvilluar konform ligjeve të vendit dhe qëndrimeve politike të secilit subjekt. Kosova qëndron e palëkundur në përkushtimin e vet perëndimor, për integrim në Bashkimin Europian dhe për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kuvendi i Kosovës, në bazë të Rregullores dhe Kushtetutës, nga sot futet në pushimin dimëror, deri në javën e tretë të muajit janar.”, shkruan në letrën e Veselit.

Ndryshe, mbrëmë, 43 deputetë kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por kanë dështuar pasi Kryesia e Parlamentit s’ka pasur kuorum për të vazhduar procedurën më tutje. Kundër kësaj nisme kanë dalë LDK e Vetëvendosje.

Pas kësaj nisme kanë qëndruar Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët mund të jetë të akuzuarit potencial të kësaj Gjykate, e themeluar për t’i hetuar pretendimet e Dick Martyt, i cili bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet në luftë e pasluftës, shkruan Express

Përsëri sot Ambasadori i Amerikës tha se nëse Kosova shfuqizon Specialen largohet prej SHBA’së dhe BE’së.

Derisa Thaçi ka deklaruar se janë spekulime se Kosova po devijon rrugën drejt integrimeve dhe miqësisë me ndërkombëtarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme