Haradinaj për rritjen e rrogës së vet: S’mundem gjithqysh me dal, duhet një kravatë, një këmishë…

Pozita e kryeministrit të Kosovës është pozitë e lartë politike dhe institucionale me përgjegjësi të mëdha, prandaj edhe paga nevojitet të jetë më e madhe. Bazuar në këtë logjikë, Ramush Haradinaj ia ka rritur vetës rrogën 100 për 100, në 2950 euro.

“Rritjen e pagës time e kam bërë për integritetin e profesionit”, pohoi kryeministrit në një intervistë në televizionin publik. “Nuk dua të shoh integritetin e cenuar. Nuk është në pyetje parja, por porosia”.

Haradinaj shprehet se ekzistojnë edhe arsye të tjera që vlejnë të merren parasysh për këtë rritje. Ai e pranon që ka edhe të ardhura të tjera, por thotë që po të mos kishte, rroga e kaluar s’do t’i mjaftonte.

“S’mundem gjithqysh me dal, obligona për një kravatë, një këmishë”, thotë ai.

Haradinaj tha se nëse Kuvendi i Kosovës do të miratonte kërkesën e 43 deputetëve për rrëzimin e ligjit për Gjykatën Speciale, atëherë qeveria do ta respektonte.

“Si kryeministri i vendit i obligohem që t’i respektoj vendimet që vijnë nga Kuvendi”, deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, amendamentim i Ligjit është korrekt, “sepse tregon se Kosova ka vetëbesim në marrjen e vendimeve”. Ndërsa, sa i përket konsekuencave të mundshme ndërkombëtare me shfuqizimin e Ligjit, kryeministri tha se nuk është bërë ndonjë “mostër” për pasojat ose eventualisht fitimet. Por, pavarësisht këtyre, Haradinaj tha se Kosovës i është vënë një barrë e madhe me miratimin e Gjykatës meqë një gjykatë të tillë thotë se nuk e ka asnjë vend nga ish-Jugosllavia.

Pavarësisht presionit nga QUINT, ai tha se kërkesa e 43 deputetëve nuk kishte për qëllim “shpëtimin” subjektiv, por ishte objektiv dhe parimor për vendin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme