Nasim Haradinaj akuzon babain e Armend Zemajt për bashkëpunim me serbë, publikon fotografi (Foto)

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj kësaj radhe ka vendosur të merret me akuzat e deputetit të LDK-së, Armend Zemaj.

Ky i fundit ditë më parë e kishte kritikuar tej mase deklaratën e Haradinajt i cili kishte thënën “punë e madhe që janë vra zyrtarët e LDK-së”.

“Një pleher i degraduar, i njohur si harbut i pasluftës, një profiter fondesh publike, një egersire ndaj bashkëqytetarëve të vetë që nuk mendojnë njejte me logjiken e tijë prej stalinisti, i dashur dhe i respektuar për kriminelet ordinier….. si përfaqësues i “Veteraneve të Luftës” me hipokrizi dhe mungese ndërshmërie, thekson me mburrje për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, se s’janë asgjë me shume se “punë e madhe”.Ky është modeli i mbrojtjes së kastes kriminale në Kosovë. Populli e dijë kush jeni, kush keni qene dhe çka përfaqësoni, andaj edhe nuk quditet nga këto deklarta tuajt dhe të atyre qe i ke pardon”, kishte shkruar në facebook Armend Zemaj.

Por sot, nënkryetari i OVL-UÇK-së ka poastuar një fotografi në rrjetin social facebook, e ku sipas tij është edhe babai i deputetit të LDK-së.

Në fotografi, gjithnjë sipas Haradinajt shihen edhe zyrtarë serbë të asaj kohe.

“Unë “Monstrumi” që për sojinë e juajë jamë: si Hudhra dhe Kryqi për Vampirin, po të pyesë ? ARMEND ZEMAJ O PATRIOT ! A PO E NJEH QETU KUND BABEN TËND..!!?? I pari nga e majta është”, ka shkruar në facebook Haradinaj.

“Se tê 3-tinë,Vul Mirqiqin, e të 4-tinë, policin famëkeq ” Zeka” e di që i njehë ma mirë…!?”, thotë nënkryetari i OVL-UÇK-së.

“Prandaj kurë të tillët si ju dhe armiqët do më lavdêrojnë, une do ndihëm i turpëruar, për deri sa më fyeni ju kuptoj plotësisht porë ta keni me dije se: Fyerja e juajë dhe e të tillëve si ju, mua dhe familjës sime na bën nderë…!”, përfundon statusi i Nasim Haradinajt.

Ndryshe deklaratat e këtij të fundit për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së pas luftës ka ngjallur reagime të ashpra në publik.

Një gjë e tillë u dënua edhe me një mocion që u votua në Parlament nga të gjitha partitë politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme