Haradinaj: Së shpejti do të kemi edhe ambasadorë të minoritetit serb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë mysafir i emisionit në gjuhën serbe të Radio Televizionit të Kosovës, “Slobodno Srpski”.

Aty ai ka folur rreth punëve që ka bërë deri më tani në krye të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se shumë shpejt do të kemi edhe ambasador serb që do të përfaqësojë Kosovën në shtetet tjera.

“Ashtu siç e thotë edhe ligji, në çdo institucion minoritetet duhet të përfaqësohen me 10 për qind”, tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.

I pari Qeverisë ka pohuar gjithashtu se do të kemi serb të punësuar edhe në KEK.

Haradinaj ka folur edhe për periudhën e gjykimit në Hagë, ku ka thënë se ka takuar të gjithë liderët serbë, Sllobodan Milosevicin e Vojislav Seselin.

Në pyetjen se ku gjenden serbët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Haradinaj pohoi se nuk e di, por se që është duke punuar në zbardhjen e rasteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme