Sot me datë 24. 12. 2017 rreth orës 15:05 minuta në rrugën Gjakovë – Pejë në fshatin Skivjan ka ndodhur aksidenti i rëndë i komunikacioni ku si pasojë kanë humbur jetën në vend të ngjarjes dy persona.
Dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore të cilët janë dërguar në QKUK në Prishtinë, njofton komunikata nga policia e Gjakovës, transmeton Koha.net.
Aksidenti ka ndodhur kur dy veturat që ishin duke lëvizur në kahje të kundërta janë përplasur mes vete.
“Kur kanë ardhur në fshatin Skivjan njëri automjet ishte me shpejtësi shumë të madhe dhe në një moment e humb kontrollin dhe kalon në krahun e majtë ku ndeshet me automjetin tjetër i cili lëvizte nga krahu i tjetër e si pasojë në vend ngjarje humbin jetën”, njofton policia.
Policia ka njoftuar edhe për inicialet e personave të vdekur dhe të lënduar:
H. N. lindur me 1975 mashkull shqiptar/ Kosovar – vozitësi i njërit automjet dhe nëna e tij
SH. N. e lindur me 1951 femër shqiptare/ Kosovare,
Lëndime të rënda kanë pësuar:
S. N. femër shqiptare/Kosovare e moshës 14 vjeçare dhe
GJ. P mashkull shqiptar/Kosovar lindur me 1963
Të gjitha njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.