Ky është parashikimi i motit për javën e fundit të 2017

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java  e fundit e këtij viti do të shoqërohet me mot relativisht të butë me temperatura të cilat fillimisht do të jenë mbi vlerat e mesatareve deri në 11 gradë Celsius, por duke shënuar rënie në fundjavë.

Nga mesi i javës do të ketë vranësira të theksuara të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e në fundjavë do të ketë kushte për reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 15m/s, ndërsa gjatë vikendit do të  ketë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme