Gjuriq ka thënë se e kupton tërë nervozizmin e politikanëve nga Kosova dhe tentimet e tyre për shfuqizimin e Speciales.
“Krimi i luftës nuk varet nga data. Ata mund ta shtyejnë me muaj, e ndoshta edhe me vite, por në fund e vërteta do të dalë në publik”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe transmeton lajmi.net
Sipas Gjuriqit, zyrtarë nga Kosova tash e 17 vite po tentojnë të ikin nga përgjegjësia.
Tentativat për shfuqizimin e Speciales i kanë komentuar edhe zyrtarë tjerë të Serbisë.
Ministri i mbrojtjes në Serbi, Vulin ditë më parë tha se nëse shfuqizohet Specialja atëherë dialogu duhet të ndërepreht.
Një gjë e tillë ishte cilësuar e papranueshme edhe nga Lista Serbe, që është në qeverinë Haradinaj. /Lajmi.net/