Lajme të këqija nga Alpet e Zvicrës, atje ku po qëndron kryeministri Haradinaj

Tre persona kanë pësuar nga ortiqet në Alpet e Zvicrës gjatë dy ditëve të pushimeve festive. Sipas agjencive, bëhet fjalë për aksidente të veçanta në të cilat humbën jetën jetën dy skiatorë dhe një alpiniste, përcjell albinfo.ch.

Orteku tërhoqi një njeri që skijonte pranë majës së Hafhorhorn në një lartësi prej 2,844 metra. Megjithëse u gjet menjëherë pas aksidentit, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Të hënën u gjet edhe trupi i një turisti që u zhduk të shtunën. Është një francez 31-vjeçar që u përpoq të ngjitej në malin Glatwang, por trupi i tij u gjet të hënën pasi orteku e kishte sjell disa kilometra nga vendi i aksidentit.

Alpinisti, i cili u shpëtua nga orteku të shtunën, vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Kujtojmë se Haradinaj sot është nisur së bashku me familjen e tij drejt Zvicrës për të kaluar pushimet dimërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme